E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tunizi-Tirane si proteste

Opozita ne Shqiperi vendosi dje qe pas gjashte ditesh te rinise serine e protestave popullore per te rrezuar qeverine e kryeministrit Berisha. Vendimi i djeshem ishte i pritshem pas skandalit te fundit qe u pasua me doreheqjen ish-zevendeskryeministri Ilir Meta i cili i hapi rrugen drejtesise per te hetuar.


Por per opoziten ka mbetur ne pushtet kryearkitekti i ngrehines korruptive i cili ka dhene shembuj pergjate dy dekadave se nuk e njeh institucionin e doreheqjes dhe se iken nga pushteti vetem me protesta mbarepopullore si ne pranveren e 1997-es.


Ne nje paralelizem gjeopolitik Shqiperia e ketyre diteve eshte si nje vend fqinj me Algjerine dhe fare mire mund te krahasohet me Tunizine kete vend te Magrebit afrikan te tronditur nga revolta e popullates ndaj nje qeverisjeje autoritare dhe te korruptuar.


Tunizia eshte prej dje pasdite nen gjendjen e jashtezakonshme pasi presidenti shperndau qeverine dhe njoftoi zgjedhjet e reja parlamentare para se te arratisej ne France mbreme vone.


Per te pasionuarit e futbollit Tunizia nje shtet afrikan perballe majes se cizmes italiane eshte vendlindja e Sami Khedires tunizianit te natyralizuar si gjerman pjese e ekipit kombetar te Gjermanise ne boterorin e fundit dhe aktualisht lojtar i Real Madridit.


Prej nje muaji Tunizi u perfshi nga protestat e dhunshme te popullates 10 milioneshe ku shkaqet kryesore ishin papunesia rritja e perballueshme e cmimeve korrupsioni galopant arroganca e pushtetit mungesa e perspektivave per te rinjte nen 35-vjec brez i cili perben shumicen e popullsise ne te dy vendet. Sipas nje analize te radios gjermane Deutsche Welle viktima te keqqeverisjes tuniziane nuk jane vetem femijet dhe te rinjte e familjeve te varfera por edhe ata qe kane perfunduar studimet e larta.


Refiku 27-vjec nga Tala ne Tunizi thoshte se kishte tre vjet qe kerkonte pune Per te gjetur nje vend pune duhet te paguash ryshfet ose te kesh lidhje. Po nuk pate para per ryshfet apo lidhje nuk gjen dot gje Dhe po u ankove perfundon ne burg. Pa pune nuk mund te realizosh asgje as banese as martese as te ardhme.


Ne Tunizi si dhe ne Algjeri apo Marok ka vite qe deviza mbizoteruese eshte kush ka mundesi emigron per ne Evrope. Nje nga shkaqet e protestave eshte edhe shtypja politike marrja neper kembe nga ana e pushtetmbajtesve si dhe korrupsioni.


Ne Algjerine fqinje gjendja u qetesua pak pasi presidenti i vendit Abdelaziz Bouteflika shpalli uljen e cmimit per ushqimet baze si vaji dhe sheqeri. Kurse premtimi i presidentit tunizian Zine el Abidine Ben Ali se do te hapte 300.000 vende te reja pune nuk u permbush dhe kjo coi ne acarimin e protestave.


Regjimi autoritar nen drejtimin e Presidentit Zine El Abidine Ben Ali eshte ne pushtet prej vitit 1987-es. Ne 25 tetor 2009 zgjedhjet parlamentare u pershkruan nga Human Rights Watch ne nje atmosfere represioni. Vendi u listua ne 2009 si nje ekonomi konkurruese dhe ne korrik te 1995-es ishte vendi i pare mesdhetar qe nenshkroi MSA-ne me Bashkimin Europian madje dhe vendi i pare qe vendosi tregti te lire me BE-ne.


Por me nje popullsi mbi 10 milione banore dhe te ardhura per fryme mbi 7 mije dollare amerikane ne vit popullata e vendit u rebelua per ti dhene fund regjimit autokratik te presidentit per te cilin ne arenen nderkombetare thuhej shpesh se ka bere shume per ta zhvilluar dhe modernizuar Tunizine dhe per ta bere nje faktor paqeje dhe stabiliteti ne rajonin e trazuar.


Por populli nuk po i shijonte frytet dhe te ardhurat shkonin vetem per kasten e ngushte te presidentit Ben Ali i cili ka qeverisur vite me radhe me dore te forte pa pyetur per standardet e rrenuara te jeteses rritjen e pandalshme te cmimeve mungesen e lirise ekonomike dhe politike ne vend si dhe shtrirjen e pamase te korrupsionit qeveritar.


Nga shume pikepamje Shqiperia eshte sot Tunizia e Ballkanit. Ne Shqiperi problemi kryesor eshte papunesia galopante qe llogaritet ne 1 milion njerez te afte per pune ose nje e treta e popullates. Shumica e rinise nuk ka mundesi te gjeje nje vend pune dhe zgjedhja e vetme eshte emigrimi. Shumica e te rinjve shqiptare mund te ndjehen si tuniziani Rafik qe nuk gjen pune pa paguar ryshfet ose te jete anetar e militant partie qeverisese.


Ne zgjedhjet e fundit ku rezultati u manipulua per te marre nje mandat tjeter qeverises Sali Berisha premtoi mbi 160 mije vende te reja pune rritje te pagave dhe pensioneve shtimin e mbeshtetjes buxhetore per shtresat ne nevoje rritje te standardit te jeteses dhe zhvillim te shpejte ekonomik.


Ndodhi e kunderta. Duke injoruar krizen ekonomike qe u ul kembekryq ne vend qindra mijera shqiptare te tjere dolen te papune duke iu shtuar armates milioneshe mijera biznese falimentuan cmimet e mallrave te konsumit te perditshem dhe te sherbimeve te domosdoshme u rriten ne menyre te pajustifikueshme dhe qeveria jo vetem nuk nderhyri por shtoi edhe taksat per te mbushur buxhetin e boshatisur nga fushata elektorale dhe shpenzimet marramendese per te mbajtur ne kembe pushtetin e korruptuar.


Ashtu si ne Tunizi populli ne Shqiperi nuk e ka shijuar mrekulline ekonomike qe Berisha thote se ka instaluar ne vend gjate qeverisjes se tij.


Ashtu si atje frytet e fitimeve me ekonomine publike dhe fondet e taksapaguesve kane shkuar vetem per te shtuar luksin e qeveritareve dhe rrethit te ngushte afer tyre duke mos pyetur per popullaten qe po shikon perdite e me shume se si po u rrenohet jetesa se si cmimet e mallrave te konsumit te perditshem jane bere te paperballueshme dhe ato i rritin monopolet e krijuara nga qeveria se si sherbimet per energji shendet arsim dhe komunikim jane shume here me shtrenjte se me pare sepse keshtu paguhet korrupsioni qeveritar se si ne vend nuk ka liri ekonomike dhe mund te besh hajer vetem nese paguan taksen e ryshfetit se si ne vend te jesh opozitar do te thote te jesh ne shenjestren e qeverise.


Nje dite para se te ikte nga vendi i detyruar nga protesta popullore mbreme vone gjithe mediat e Europes transmetonin arratisjen e Ben Ali-se ne France presidenti i Tunizise kishte premtuar se nuk do te kandidonte perseri dhe se do te ulte cmimet e ushqimeve qe ishin preteksti i protestave.


Por pakkush e besoi me sepse keshtu kishte bere edhe here te tjera. Ne Tirane kryeministri i qeverise me te korruptuar ne Europe premtoi dje se do te vijonte te punonte per Shqiperine dhe per shqiptaret me emra te rinj ne kabinet. Pergjate 2 dekadave nuk e ka mbajtur fjalen asnjehere. Nese i besojne edhe kesaj radhe faji nuk eshte i Berishes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›