Wikileaks, Nano, akuza Rajerson e Hill për komplot me Berishën
TIRANE-Fatos Nano, kryeministri i ri shqiptar, ka akuzuar hapur ambasadorin Rajerson, Kris Hill dhe CIA-n për një komplot me Sali Berishën, për ta larguar atë nga pushteti”. Ky është informacioni që ambasadorja amerikane në Tiranë, Marisa Lino i dërgonte Departamentit Amerikan të Shtetit në 8 gusht 1997, lidhur me kryeministrin e sapozgjedhur të Shqipërisë. Ajo e përshkruan Nanon si një njeri, të cilin burgu e ka ndryshuar tërësisht.
“Në deklaratën e fundit në parlament para arrestimit, Nano akuzoi ish-ambasadorin amerikan Uilliam Rajerson si dhe CIA-n për organizimin e gjyqit të gënjeshtërt ndaj tij, me qëllim që ta largonin nga skena politike. Nano akuzon Berishën edhe se po e kthen Shqipërinë në një republikë bananesh nën kontrollin e Amerikës”, thekson Lino. Ajo shkruan se pas daljes nga burgu, Nano ishte kthyer në një njeri që pinte shumë duhan, kafshë sociale që shijonte netët e vona vetëm me rrethin e tij të ngushtë. “Ai është një njeri shumë i përqendruar te vetja, që është serioz edhe kur bën shaka”, thekson Lino në dokumentin e saj.
Bashkëshortja e tij, shoqja e klasës në shkollë të mesme, shkonte ta vizonte në burg çdo javë, ajo nuk flet shumë, por mendimi i saj është i rëndësishëm për Nanon”, thekson mesazhi. Miku më i ngushtë i tij në kohët më të këqija, edhe kur ishte në burg, është Bashkim Zeneli, që nuk ka pasur kurrë pozicion tepër të lartë. Thuhet se Nano ka marrë një ndihmë të madhe në karrierën e tij nga bashkëshortja e diktatorit shqiptar, Nexhmije Hoxha, në kohën kur ai ishte një studiues i ekonomisë në Institutin e Marksizëm-Leninizmit. Ndërsa përshkruan jetën e tij dhe karrierën politike, ambasadorja amerikane në Tiranë thekson edhe se Nano është arrestuar me akuzën për korrupsion në 30 korrik 1993 dhe është dënuar me 12 vjet burg në një proces gjyqësor, ku pati shkelje të mëdha të procedurave. Nano është kryetar i Partisë Socialiste dhe rruga e tij në politikë ka qenë disi e privilegjuar për shkak të formimit të tij, familjes nga vinte dhe një sërë rrethanash që iu krijuan në Shqipërinë e pas viteve ‘90. Në vitin 1996, ka pasur zëra që thoshin se në kohën kur ai ishte në burg, vajza e tij drogohej, ndërsa djali i tij kishte dalë jashtë kontrollit të së ëmës, duke u bërë rebel dhe i pabindur.
Por tashmë që fëmijët jetojnë dhe studiojnë jashtë, djali në Selanik të Greqisë dhe vajza në Lion të Francës, familja është qetësuar dhe madje të katërt janë parë bashkë në një drekë në bregdetin e Durrësit”, theksohet në kabllogramin që jep të dhëna personale për liderin e ri të asaj kohe të Shqipërisë.
(GazetaShqiptare/BalkanWeb)