E Diel, 1 Nëntor 2026

Lavrov në Beograd do bisedojë edhe për Kosovën

Shefi i diplomacisë së Rusisë, Sergei Lavrov do të vizitojë nesër Beogradin ku do të bisedojë me presidentin Boris Tadic dhe homologun Vuk Jeremiq, njoftoi ministria e jashtme në Moskë.

Një nga temat e bisedimeve do të jetë edhe çështja e Kosovës, ku autoritetet serbe kanë përkrahjen e pakushtëzuar dhe parimore të Moskës, kanë theksuar burime diplomatike ruse.

Lavrov dhe zyrtarët serbë do të diskutojnë edhe për bashkëpunimin dypalësh.

Me vizitën në Beograd, Lavrov e fillon turneun treditor në Ballkan, ku do të vizitojë Malin e Zi, Maqedoninë dhe Slloveninë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›