E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqërohet me diskutim raporti i AKK-së

Në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit Hasan Preteni theksoi se gjatë vitit 2010 është vërejtur një shtim i besimit të qytetarëve tek AKK, me 430 raste të kontaktuara përmes formave të ndryshme, në bazë të të cilave, agjencia ka gjetur bazën për fillimin e hetimeve paraprake në 139 raste, nga të cilat 29 kanë përfunduar në Prokurori.
 

Në këtë mbledhje të Komisionit për Legjislacion u shqyrtua raporti i AKK-së për vitin 2010, si dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për noterinë.
Në njoftimin për media thuhet se shqyrtimi i raportit të Agjencisë Kundër Korrupsionit u shoqërua me diskutime të gjera nga ana e anëtarëve të komisionit. Ata ngritën mjaft çështje që lidhen me punën e kësaj agjencie dhe luftën kundër korrupsionit, si dhe adresuan një varg pyetjesh për drejtorin Preteni.
Deputetët shtruan nevojën e plotësim-ndryshimit të disa ligjeve të kësaj lënie dhe nxjerrjen e ligjeve të reja, të cilat do ta përmirësonin, ne fushën e prokurimit publik.
Raporti u përkrah nga komisioni dhe u proçedua për shqyrtim të mëtejmë në Kuvend.
Po ashtu, u shtrua nevoja e rishikimit të një pjese të legjislacionit që ka të bëjë me luftën kundër korrupsionit dhe e nxjerrjes së disa ligjeve të reja.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›