E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wikileaks: SHBA të shqetësuar për lidhjet e PD me zyrtarët nën hetim

TIRANË- Në një mesazh diplomatik të ish-ambasadorit amerikan Withers, publikuar së fundmi nga Wikileaks, tregohet shqetësimi i SHBA-ve lidhur me hetimin e rasteve të korrupsionit në rradhët e zyrtarve gjatë vitit 2008.

“E ndërsa vlerësohen përpjekjet e fundit e bëra nga autoritetet mezashi vë në dukje mungesën e angazhimit të duhur politik në këtë drejtim. Hetimi i këtyre rasteve në Shqipëri është përshpejtuar që pas krijimit të njësisë kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit, në zyrën e Prokurorit në Tiranë. E megjithëse një fillim i mirë, lufta kundër korrupsionit tipik në Shqipëri, kërkon më shumë angazhim politik dhe burime që në fak kanë munguar deri tani”,- thuhet në mesazhin e ish- ambasadorit Withers të janarit 2008 për të vijuar me këto komente të tij.

“ Drama e gjatë politike lidhur me përpjekjet e kryeministrit Berisha, për të shkarkuar ish-Prokurororin e Përgjithshëm, Sollaku ka zbehur dështimin, e këtij të fundit për të hetuar qoftë edhe një rast të korrupsionit në radhët e zyrtarëve të larë gjatë 5 viteve në detyrë. Qeveria shqiptare ka bërë progres modest kundër korrupsionit, dhe lufta në këtë drejtim do të ketë eventualisht hetimin dhe ndjekjen penale të politikanëve të mirë pozicionuar si në qeveri dhe në opozitë”,- vijon mesazhi i ish- ambasadorit të SHBA, Withers.

E në këtë kuadër në një tjetër mesazh të ish-ambasadorit amerikan Ëithers, vetëm dy muaj më vonë , ai shpreh shqetësimin ndaj lidhjeve të partisë demokratike, me zyrtarët që po viheshin nën hetim, pikërisht nga njësia kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit, por pa dhënë asnjë emër konkret.
“Këtë javë mediat raportuan se deutetë të parlamentit , i cuan dhurata ditëlindjeje një zyrtari, i cili festoi 42-vjetorin në paraburgim. Ai u arrestua bashkë me katër zyrtarë të tjerë të implikuar në një skemë për falsifikimin e titujve të pronësisë, lidhur me një vend ndërtimi të rëndësishëm në Tiranë me vlerë disa miliona dollarë. Por, perceptimi i publikut është se këto arrestime nuk janë vecse maja e ajsbergut. E ndërsa arrestimet shënojnë një sukses në luftën kundër korrupsionit, vizia e dy deputetëve tregon se zyrtarët e arrestuar kanë patur lidhje të ngushta me qarqet e Partisë Demokratike. Ky rast vë në dukje edhe vazhdimin e praktikave të shpërblimit të militantëve partiakë me poste fitim prurëse”,- përfundon komentet e tij Withers.
(NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›