Wikileaks: Zgjedhjet 2009, qeveria vonoi kartat biometrike për të penguar zgjedhjet
TIRANË- Në mes të qindra dokumentave të publikuar ditët e fundit nga Wikiliks për Shqipërinë, është dhe një i datës 11 janar 2008, ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehen të shqetësuara lidhur me shtyrjen e afateve nga qeveria e atëhershme e Sali Berishës për pajisjen e shtetasve shqiptare me karta identiteti dhe pasaporta biometrike, që mund të rezultonte në një pengese per zgjedhjet e 2009. Sipas mesazhit të ambasadës amerikane në Tiranë, qeveria pati shtyrë afatin për dhënien e propozimeve të tenderit për prodhimin kartave të reja të identifikimit dhe pasaportat biometrike, e cilësuar si një komponentet kyc të reformës elektorale, vecanërisht pas problemeve në zgjedhjet e 2007-ës që shkaktuan debate mes mazhorancës dhe opozitës.
“Ambasada e ka ndjekur nga afër procesin e tenderit gjatë vitit të kaluar në mënyrë që të siguronte mundësi të barabarta konkurimi nga kompanitë amerikane. Tre kompani amerikane kanë shprehur shqetësim se afatet e propozuara për përfundimin e këtij projekti janë jo realiste, duke patur parasysh nivelin e mbështetjes dhe infrastrukturës që duhet të sigurojë ofruesi fitues. Edhe opozita ka kritikuar se realizimi i projektit nuk mund të arrihet brenda afatit”,- thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane. Në komentet e kësaj të fundit lidhur me këtë cështje, ambasada kritikon qeverinë për mungesë kapacitetesh lidhur me kriteret teknike të këtij projekti, i cili mbeti pezull për pjesën më të madhe të 2007-ës. Ndaj ambasada amerikane shpreh në këtë mesazh, shqetësimin se ky projekt mund të shndërrohej në një pengesë politike për zgjedhjet 2009-ës, nëse tenderi do të keqmenaxhohej dhe nuk arrinte të përfundonte në kohë.
Në një tjetër mesazh të ambasadës amerikane në fund shkurti të po atij viti, bëhet një panorame e zhvillimeve më të fundit politike në vendin tonë, ku ngjarja kryesore ishte shkëputja e Lëvizjes Socialiste për Integrim e Ilir Metës nga koalicioni me Partine Socialiste të Edi Ramës.
“Muaji i mjaltit mbaroi”,- nis mesazhi i ambasadqs amerikane që vë në dukje shqetesimet e SHBA-ve se kjo shkëputje e Metës do të komplikonte edhe më shumë debatin mbi reformën elektorale, të cilin Berisha shpresonte ta mbyllte në kohë për të bërë ndryshimet e nevojshme përpara zgjedhjeve të 2009-ës.
(NEWS24/BalkanWeb)