Wikileaks, Turqia spiunon Iranin te SHBA
Turqia është shteti ku SHBA-te marrin informacione mbi Iranin. Kështu shkruajnë mediat ndërkombëtare duke iu referuar faqes Wikileaks e cila ka publikuar një sere mesazhesh te konsullatës amerikane ne Stamboll, qe marrin informacione nga zyrtare turq pas takimeve qe ato mbajnë me homologet e tyre iranian. Per te ilustruar kete, mediat i jane referuar nje mesazhi lidhur me gjendjen shëndetësore te udhëheqësit shpirtëror Ali Kahmenei, e cila paraqitet e renduar. Ndërkohë ende nuk ka patur ndonjë reagim te palës iraniane pas këtij publikimi. Pese mediat me te rëndësishme ndërkombëtare, qe disponojnë dokumentacionin e Wikileaks, vijojnë te botojnë mesazhet konfidenciale apo te rezervuara te përfaqësuesve diplomatik te SHBA-ve ne bote.
Shpërndaje