Zjarret, në Pukë rrezikohen 11 banesa, zjarri futet thellë në pyll
TIRANË- Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një sipërfaqe të madhe me pyje pishe në fshatin Zath në Pukë, ndërkohë që raportohet se vatra e zjarrit po i afrohet me shpejtësi edhe banesave, duke rrezikuar 10 prej tyre.
Dy zjarrfikëse janë nisur në vendgjarje, por flakët përparojnë ndjeshëm si për shkak të temepraturave të nxehta por edhe pasi pyjet janë me pisha dhe ndizen me shpejtësi. Zjarret qe ndodheshin fillimisht ne lartesi te maleve, tani kane zbritur deri ne zonat e banuara.
Rreth mesdites flakët që po shkrumbonin pishat në Pyjet e Zathit të Pukës kanë zbritur deri pranë rrugës nacionale, ndërsa kanë vënë nën kërcënim banesat. Mësohet se zjari ndodhet vetëm 100 metra larg banesave, ndërsa banorët dhe zjarrfikësit po punojnë për të shuar flakët.
Ndërkohë rruga nacionale Qafë Mali-Bajram Curri është bllokuar përkohësisht pasi flakët kanë përpirë shkurret buzë rrugës, ndërsa tymi ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve.
Korrespondenti nga Puka, Armir Mehaj ben te ditur se zjarrfikesit kane mundur te nxjerrin shume banore nga zonat kritike, mes te cileve te moshuar, gra e femije. Sipas tij, zona nuk ka pare kurre kurre nje situate te tille.
Nderkohe forcat e zjarrfikesve e kane te pamundur nderhyrjen nga toka, vetem nje nderhyrje e fuqishme nga ajri mund te stabilizonte situaten qe per momentin paraqitet shume kritike.
PUKË, EVAKUOHEN 11 FAMILJE NË ZATH
Ora 17: 46 Vijojnë të mbetet kaotike, situata e krijuar në Pukë. Zjarri ka përfshirë sipërfaqe të tëra pyjore dhe ëshë kthyer në rrezik për banesat. Zjarrëfikësit e ndihmuar edhe nga forcat e policisë kanë bërë të mundur evakuimin e zonës. Segmenti Qafë Mali-Bajram Curri mbetet e bllokuar për shka të flakëve të cilat kanë përparuar në drejtim të rrugës dhe po pengojnë mjetet zjarrfikëse, që të futen në terren. Korrespondenti i NEËS24 Armir Mehaj , raporton se u premtua ndërhyrje nga ajri, për shkak të situatës alarmante të krijuar, por një gjë e tillë ka qënë totalsht e pamundur, dhe nuk është parë asnjë mjet nga ajri. 11 nga banesat e fshatit Zath, janë marrë në mbrojtje nga zjarrfikësit. Ndërkohë që nata parashikohet të jetë e vështirë.
PUKË, ZJARRËFIKËSIT: SITUATA NË BANESA NËN KONTROLL
Ora16:06 Zjarri i cili ka rënë që në orët e para të mëngjesit, të ditës së sotme po kërcënon sipërfaqe të mëdha pyjore në Pukë. Ndërkohë burime zjarrëfikësish bëjnë me dije se kanë arritur më së fundmi të vënë nën kontroll flakët, të cilat edhe për shkak të erës rrezikoninë banesat përreth. Ndërkohë situata problematike mbetet në fshtrat Kulumri dhe Zath, për shkak se zjarri është futur thellë në pyje. Temperaturat e larta dhe era po ndihmojnë në përhapjen e flakëve. Zjarrëfikësit po bëjnë të pamunduën për shuarjen e vatrave të zjarrit, ndërkohë që kanë marrë masat e duhura për rrethimin e zonës, në mënyrë që të bëjnë të mundur izolimin e flakëve.
ZJARRI NË ZATH RREZIKON BANESAT
Ora 15:41 Vijon të mbetet problematike situata e zjarrit që ka përfshirë dy fshatra të komunës Blerim ne Puke, ku autoritetet janë detyruar të evakuojnë 11 familje, përkatësisht në fshatrat Zath dhe Kulumri.
Ndërkaq pritet edhe ndërhyrja nga ajri për lokalizimin e vatrave të zjarrit. Një nga tmerret më të mëdha e konsiderojnë zjarrin e rënë në fshatin Zath, banorët e tij.
ZJARRET NË LURË ENDE AKTIVE
Nderkohe vazhdojnë të jenë tepër aktive vatrat e zjarrit në pyjet e Lurës.
Burime nga vendgjarja thonë se flakët e zjarrit po kërcënojnë sot edhe Parkun Kombëtar të Lurës. Flakët e zjarrit prej tre ditësh kanë shkatërruar një masiv prej më shumë se 50 ha kryesisht me pisha dhe drurë halorë.
Forca të shumta ushtrie dhe zjarrfikës nga Burreli, Bulqiza dhe Dibra po luftojnë me flakët të cilat janë mjaft të vështira per tu shuar kjo për shkak të terrenit tepër të thyer malor. Në ndihmë të tyre ka ardhur edhe një avion por edhe ndërhyrja e tij nuk e ka normalizuar situaten.
GRAMSH, ZJARR NË TEQEN E DUSHKUT
Flakët e zjarrit ende nuk janë shuar në masivin pyjor të "Teqes së Dushkut ", në vendin e quajtur "Kroi i Bardhë " në rrethin e Gramshit.
Zjarri, i cili ka katër ditë që ka rënë, ka djegur disa hektarë pisha dhe ferra, ndërkohë që burime zyrtare nga emergjencat civile pranë prefekturës së Elbasanit bëjnë të ditur se është izoluar në maksimum përhapja e flakëve, por situata mbetet ende problematike.
Për shuarjen e zjarrit po punojnë forcat e shërbimit pyjor të Gramshit dhe vetë komuniteti i zonës, si dhe forcat e shërbimit zjarrfikës dhe ato të ushtrisë, ndërsa mësohet se flakët e zjarrit janë lokalizuar dhe janë drejt shuarjes.
Mësohet se gjatë paradites të së dielës një vatër e fuqishme zjarri u shfaq në një masiv me shkurre pranë varrezave të qytetit të Elbasanit, flakë që rrezikuan jo vetëm varrezat, por dhe disa banesa. Ndërhyrja në kohë nga ana e shërbimit zjarrfikës shmangu pasojat e mundshme të këtij zjarri.
Vatra të reja zjarri janë raportuar gjithashtu nga nënprefekturat e Librazhdit e Peqinit, por pa pasoja të rënda.
Vatra të izoluara në këtë rreth janë shënuar në Krrabe, Gjegjan dhe Iballë. Zjarrfikeset jane angazhuar vecanerisht ne mbrojtje te transmetuesve televizive.
(d.b/e.m/BalkanWeb)