E Diel, 1 Nëntor 2026

Posta akuzon CEZ Shkeli kontraten per faturat

Posta Shqiptare ka akuzuar kompanine CEZ- Shperndarja per shkelje te ligjit. Sipas autoriteteve te postes kjo kompani ka lidhur kontrata me operatore te tjere ne treg per shperndarjen e faturave te energjise duke shkelur haptazi marreveshjen qe ka me posten. Ky eshte nje veprim i kundraligjshem nga ana e kompanise ceke e cila po shkel ligjet e shtetit shqiptar.

Operatori CEZ ne kundershtim me ligjin ka zgjedhur bashkepunetore te tjere per shperndarjen e faturave te konsumit te energjise elektrike tek konsumatoret te cilet duhet te pergjigjen perpara te gjithe klienteve per arsye te mosdorezimit. Ju bejme me dije se Posta Shqiptare vetem dy muajt e fundit ka marre nga operatori CEZ 100 mije fatura me pak. I bejme apel CEZ te gjitha institucioneve shteterore qe mbrojne ligjin qe te nderhyjne ne menyre te menjehershme per te zgjidhur interesat e konsumatoreve per te mbrojtur interesat e tyre dhe ligjin ne vendin tone tha Arta Kazazi drejtore e Postes Shqiptare per Tiranen.

Por kompania CEZ- shperndarja nuk ka demtuar vetem imazhin e Postes Shqiptare por ajo i ka shkatuar dhe nje dem financiar ketij institucioni duke prishur kontraten pa dijeni e saj. Mungesa e faturave eshte shoqeruar edhe me nje kosto per Posten Shqiptare sepse eshte nje pune e munguar per te gjithe punonjesit tha Kazazi.

Vetem pak dite me pare Alsat beri publik denoncimet e qytetareve te cilet akuzuan CEZ se nuk ju sjell me faturat e energjise ne banesat e tyre.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›