E Diel, 1 Nëntor 2026

Wikileaks reagon kryeministri Berisha Asnje publikim nuk komprometon marredheniet e Shqiperise me SHBA-te

30-11-2010 / Gazeta 55

Shefi i ekzekutivit kujton se ceshtja rreth se ciles vertitet Wikileaks per te burgosurit e Guantanamos qeveria shqiptare ka patur nje qendrim zyrtar dhe se ska asnje sekret ne te


Dokumentet per vendin tone qe faqja on-line Wikileaks ka ne dore nuk e demtojne aspak Shqiperine. Kete e ka garantuar sot kryeministri Sali Berisha ne nje interviste dhene per emisionin Opinion te gazetarit Blendi Fevziu duke shtuar se qeveria shqiptare nuk i druhet ketij publikimi. Persa i perket autoriteteve shqiptare ky eshte problemi me i thjeshte. Une kam konstatuar se eshte botuar qendrimi yne ndaj te burgosurve te burgut te Guantanamo nuk ka asgje sekrete ne ate qendrim- u shpreh kryeministri Berisha. Kreu i qeverise shprehet gjithsesi kunder publikimeve te raporteve te diplomateve amerikane duke i cilesuar ato si teper te rrezikshme per marredheniet nderkombetare. Botimet e Wikileaks faktojne rrjedhjen me te madhe ndoshta te te gjitha koherave. Faktikisht eshte vjedhur ne kundershtim me te gjitha ligjet dhe rregullat arkiva lsquodigjitale e Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Ajo qe eshte tmerresisht e papranueshme eshte kercenimi i sigurise se jeteve se njerezve apo i sigurise ne shoqerite e lira- deklaroi kryeministri. Porsa i takon ceshtjes se te denuarve te Guantanamos Berisha tha se Shqiperia respektoi nje kerkese te aleatit te saj ne vazhden e angazhimeve qe vendi yne ka me SHBA-te jo vetem me administraten Obama por edhe me ato paraardhese. Kemi marre vertet ne proporcion ndoshta me shume se cdo vend tjeter por nuk ka asnje dyshim se ne na takon nje mbeshtetje te plote te Shteteve te Bashkuara. Te gjitha problemet e sigurise ne administraten e Presidentit Bush ne morem nje seri te burgosurish nga ky burg dhe te njejtin premtim i beme edhe administrates se Presidentit Obama i cili percaktoi si drejtim te politikes se tij zbrazjen e ketij burgu dhe ne absolutisht nuk do te ngurrojme ne asnje rast dhe ne asnje rrethane te japim kontributin tone modestish dhe profesionalisht.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›