Brukseli vlereson se ngerci politik po tejkalohet

Kryetari i delegacionit te Parlamentit Europian per Europen juglindore Eduard Kukan veren se rruga konsensuale duhet te jete primare per politikane ne Shqiperi ndersa i apelon opozites shtrimin e ceshtjes ne rruge konstruktive dhe ligjore
Bashkimi Evropian shprehet se ka ardhur momenti qe klasa politike e Tiranes te tregoje pjekurine e duhur per kapercimin e mosmarreveshjeve te brendshme dhe plotesimin e kuadrit konsensual per integrimin evropian te Shqiperise. Kryetari i delegacionit te Parlamentit Europian per Europen juglindore Eduard Kukan thote se situata politike eshte ende shqetesuese ndersa ben thirrje qe palet politike te kapercejne krizen. Dhe pse u largua i zhgenjyer nga Tirana ne fillim te muajit ai shprehet optimist se do te gjendet nje zgjidhje ndersa mendon se propozimi i fundit i opozites eshte nje hap drejt kompromisit. Kriza politike ne Shqiperi vazhdon tashme prej shume kohesh. Sigurisht qe une jam vertet i shqetesuar dhe shpresoj se kjo krize politike te marre fund sa me pare. Per sa i perket propozimit te opozites une kete e shoh si nje hap perpara ne drejtimin e duhur dhe shpresoj se ky do te sherbeje per te gjetur zgjidhjen sepse kjo do ta ndihmoje edhe Shqiperine. Une shpresoj dhe jam optimist se politikanet shqiptare jane tashme te pergjegjshem per kete situate dhe une jam kete here pak me shume optimist se kriza do te zgjidhet- tha Kukan. Eduard Kukan beri keto deklarata pas nje takimi qe pati ne fokus te drejtat e njeriut ne vendet e Ballkanit Perendimor. Aty u theksua se problemet e mprehta qe ekzistojne ende ne kete drejtim te vleresohen ne vazhdimesi dhe si nje kriter politik per integrimin e ketyre vendeve ne Bashkimin Evropian. Delegacioni i parlamentareve te BE te udhehequr nga Kukan dhe Pack vizitoi pak dite me pare Shqiperine me synim gjetjen e nje rrugezgjidhje mes PD dhe PS per kapercimin e ngercit politik por deshtoi ne miratimin e marreveshjes. Shkak per kete u be tentativa e opozites per te miratuar rezoluten e europarlamentares Doris Pack pa togfjaleshin ne perputhje me Kushtetuten dhe ligjin elektoral cka do te shenonte nje atentat te rrezikshem te politikes ndaj sistemit gjyqesor.
...