E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wikileaks zbulon detaje të rastit Litvinenko

Sipas dokumentit, përpjekjet e rusëve ishin shkurajuar nga vetë Britania e Madhe para vdekjes së Litvinenkos. Rasti i pati tendosur së tepërmi marrëdhëniet ruso-britanike, pasi Moska refuzonte të ekstradonte të dyshuarin kryesor, ish-truprojën e KGB-së, Andrei Lugovoj.

Dokumenti që mban datën dhjetor 2006, një muaj pasi Litvinenko qe helmuar me një izotop radioaktiv, jep detaje për një takim mes përfaqësuesit special presidencial të Rusisë, Anatoli Safoniv dhe ambasadorit amerikan të liruar nga detyra, Henri Krempton.

Sipas dokumentit, Safanov ka thënë se “autoritetet ruse në Londër e kanë ditur dhe kanë ndjekur individët që lëviznin substancat radiaoktive në qytet para se të ndodhte helmimi, por u është thënë nga britanikët se ata ishin nën kontroll”.

                                                                                             2010-12-12 14:57
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›