Shkodër, rinis mësimi në 12 shkolla, ende në disa të tjera
Mësimi ka rifilluar në 12 shkolla të sistemit 9-vjeçar dhe 6 të mesme, ose në 70% të tyre.
Megjithatë, mësimi nuk ka nisur në shkollat e komunave të Dajçit, Velipojës, fshatit Obot në komunën e Anës së Malit, pjesërisht në komunat e Berdicës dhe të Bushatit, zona ku niveli i ujit është ende i madh.
Nxënësit e këtyre shkollave kanë nisur mësim të përkohshëm në shkollat ku ndodhen përkohësisht të akomoduar. Edhe gjatë ditës së sotme vijon tërheqja e ujit në shumë zona të Shkodrës, ndërkohë që gjatë natës ka pasur reshje të pakta shiu.
Më e theksuar tërheqja e ujit vërehet në rrugën hyrëse të qytetit në lagjen Xhabiaj, ku përveç mjeteve lundruese, në këtë aks rrugor, shumë të rëndësishëm se lidh qytetin me rrugën kombëtare Shkodër-Tiranë, kanë filluar të qarkullojnë jo vetëm mjetet e larta dhe foristradat, por dhe autoveturat.
2010-12-13 09:44
[