Wikipedia humb bashkëpunëtor
Numri i bashkëpunëtorëve vullnetar në enciklopedinë në rrjet, Wikipedia, është duke u zvogëluar. Lajmin e ka bërë të ditur babai i enciklopedisë, Jimmy Wales. Organizatorët janë duke punuar për të kontraktuar rënien e numrit të vullnetarëve.
Në konferencën vjetore të projektit, që mbahet në Haifa në Izrael, gjendeshin 650 persona nga 56 shtete të ndryshëm, të cilët po kërkojnë mënyra për të thjeshtëzuar procedurat e të shkruarit të artikujve.
Krijuesi i Wikipedia tha se vullnetari tipik që shkruan në faqe është një i ri rreth 26 vjec, që me kalimin e kohës ndryshon interesat e tij, martohet dhe braktis faqen. Vullnetar të tjerë largohen se, pas 10 vjet jetë faqja është goxha e kompletuar dhe ngelen pak zëra për tu shtuar.
Në mars numri i vullnetarëve ishte 90 mijë persona, objektivi i kompanisë është të tërheq edhe 5 mijë të tjerë brenda qershorit të vitit tjetër. Midis projekteve është edhe një që inkurajon profesorët të shkruajnë artikuj për studentët e tyre. Sidomos në vendet si Brazil, Kanada, Gjermani dhe Britani e Madhe. Në fund të qershorit Wikipedia vendosi funksionin “Love” për ti dhënë mundësi përdoruesve të vlerësojnë punën e vullnetarëve, për ti dhënë një shtysë më shumë bashkëpunëtorëve.
(a.h/BalkanWeb)