Wikisecrets
Julian Assange, themeluesi i WikiLeaks, dëshiron të jetë gazetari absolut, ai që lufton për transparencën absolute, për të vërtetën absolute, pa filtra, bota që askush më parë nuk e treguar. Siç e ka treguar Pbs me një nga dokumentarët e saj, “WikiSecrets”, Assange që nga korriku i vitit të kaluar ka publikuar 92 mijë file të shtetit amerikan mbi Afganistanin, 400 mijë mbi Irakun, më pas 250 mijë mbi diplomacinë ndërkombëtare dhe në prill mbi Guantanamon. Aq sa për t’u ndjerë një zot hakmarrës që ndëshkon arrogancën e të fuqishmëve – të cilët janë kryesisht amerikanët. Në një libër të fillimit të viteve 90 në të cilin kontribuoi gjithashtu edhe Assange, shfaqej se ai nuk arrinte të kuptonte faktin se pse të gjithë hakerat punonin për shtetin amerikan. “Hakerat – mendonte – duhet të jenë anarkistë, jo fajkonj”. Assange prehet në anarkinë e tij të plotfuqishme, e ushqyer me gjithë-pranim, me fjalim të shpejtë, por të mprehtë, me atë vështrim të fortë e të ashpër, një biond që vendos drejtësinë e natës, që kërkon të drejtën për të vendosur se kush do jetojë e kush do vdesë, në emër të një drejtësie që mund të jetë fatale në mënyrë arbitrare.
Një gazetar i the Guardian – i cili mori pjesë në një takim me ekipin e WikiLeaks kur duhej të vendosej publikimi kabllor mbi luftërat e pamëshirshme të Perëndimit – tregoi se ka debatuar me Assange për mundësinë e fshehjes së identitetit e të gjithë atyre që kishin bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara, duke siguruar informacion të dobishëm ose duke denoncuar se kush i vriste perëndimorët. “Julian ishte shumë i gatshëm për të hequr ato emra – kujton gazetari, David Leigh – dhe ne i thamë: “Julian, duhet të bëjmë diçka në lidhje me këto emra, duhet vërtet të bëjmë diçka”. Assange u përgjigj, vazhdon të kujtojë Leigh: “ Këto persona janë bashkëpunëtorë, informatorë. Meritojnë të vdesin”. Fjalët e tij u pasuan nga një heshtje e madhe. Natyrisht, Assange e përgënjeshtroi atë frazë, por ndërkohë – siç tregoi Newsweek në një reportazh dramatik – shumë nga ata bashkëpunëtorë kanë vdekur vërtet, për shkak të kabllove të WikiLeaks, për shkak të krenarisë së Assange.
Mbreti i transparencës jeton me sekrete. Për shumë kohë nuk dihej se ku jetonte (Tani është në arrest shtëpie në Londër, në pritje të ekstradimit drejt Suedisë, ku akuzohet për përdhunim), serverat e faqeve të tij shfaqen e zhduken nëpër botë, përgënjeshtron në mënyrë sistematike lajmet e ish bashkëpunëtorëve të tij që e njihnin dhe që nuk flasin gjithmonë mirë, duke filluar nga “burimi absolut” i kabllove në Irak, ushtari Bradley Manning. Akoma nuk është sqaruar nëse Assange ka kontribuar apo jo në zbulimin e identitetit të Manning (shumë pretendojnë se e ka sakrifikuar për të shpëtuar veten e tij), por ndërkohë sot ushtari është mbyllur në Fort Leavenworth, në Kansas, në pritje të një gjyqi që do të fillojë në Korrik, për të cilin rrezikon dënimin me vdekje (dhe pse në dokumentar shpjegohet se mund të dënohet me burgim të përjetshëm dhe jo me vdekje).
Mbështetësit e Assange thonë se u përgatit një komplot i madh në dëm të tij, sepse gazetari absolut nuk mund të pranohet nga një botë që jeton me sekrete. Për këtë “Shkrimet e luftës së Irakut”, një sit që është specializuar të tregojë gjithçka që WikiLeaks ka publikuar mbi luftën në Irak, fitoi çmimin e çdo viti që Amnesty ia jep medieve më të mira të botës: me të vërtetën e Assange u zbuluan të gjitha abuzimet dhe shkeljet e të drejtave të njeriut të kryera nga Perëndimi. Duke mbështetur këtë, ai që vë drejtësinë thotë: “Historia është në anën tonë. Nëse godet organizata të fuqishme, ato nxisin sulmet hominem. Në rastin tim kanë qenë mjaft të ashpër, por jemi mësuar dhe WikiLeaks vazhdon të publikojë materialet e tij dhe bën mirë. Ne mund të shohim efektet rreth nesh”. Kështu Assange shumë transparent bëhet Zot, vendos çfarë është e drejtë dhe çfarë nuk është, vendos kush meriton të vdesë e kush jo.
Marrë nga Il Foglio