E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Askush nuk tha që kutitë nuk mund dhe nuk duhet të hapenNga TemaE përshëndes përpjekjen e delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për të ndihmuar në rrugën e zgjidhjes së krizës politike në Shqipëri. Deklarata e tyre me

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Rama: Askush nuk tha që kutitë nuk mund dhe nuk duhet të hapenNga Tema

E përshëndes përpjekjen e delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për të ndihmuar në rrugën e zgjidhjes së krizës politike në Shqipëri.

Deklarata e tyre meriton përshëndetjen dhe falenderimin tonë.

Dua ta theksoj fare shkoqur se as në bashkëbisedimet e sinqerta dhe as në deklaratën e tyre zyrtare, dhe as në përgjigjen e mysafirit turk, nuk dëgjova që të mohohej e drejta jonë për hapjen e kutive. Askush nuk tha kutitë nuk mund dhe nuk duhet të hapen.

Gjithashtu theksoj se pa hapje të kutive nuk ka zgjidhje të krizës dhe as rifillim të jetës parlamentare normale. Sepse kjo krizë nuk i ka rrënjët tek bojkoti i opozitës, por te mohimi i të drejtës sonë kushtetuese për të hetuar zgjedhjet, të cilat është e qartë si drita e diellit se nuk mund të hetohen pa nxjerrë të vërtetën e kutive në sytë e popullit, jo për të ndryshuar rezultatin, por për të shembur sistemin e korrupsionit që pengon lirinë dhe ndershmërinë e zgjedhjeve në Shqipëri.

Dua t’i siguroj të gjithë miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë se do të bëjmë gjithçka për të zgjidhur krizën politike që ka bllokuar funksionimin e demokracisë në Shqipëri, ashtu siç dua të siguroj të gjithë shqiptarët se ne nuk tërhiqemi nga beteja jonë për të mos lejuar institucionalicimin e regjimit të korrupsionit mbi zgjedhjet në Shqipëri.

I them publikisht Sali Berishës se kjo betejë nuk është për një Pazar, por për një parim. Kjo betejë nuk është për të shkuarën, por për të ardhmen. Kjo betejë nuk ka të bëjë me çfarë ndodhi dje, por me çfarë nuk duhet me asnjë mënyrë të ndodhë nesër.

Prandaj, ofertës së qeverisë për të krijuar një komision që ndalohet hapja e kutive, duke mbuluar krimin elektoral që ndodhet në kuti dhe amnistuar në këtë mënyrë autorët e tij në të gjitha nivelet e zgjedhjeve, përmes një gjoja hetimi, ne i përgjigjemi se nuk mund të ketë hetim të zgjedhjeve pa hapur kutitë. Oferta jonë është e plotë, shprehje e popullit Sovran që përmes Kushtetutës i jep të drejtën opozitës të hetojë e pakushtëzuar nga vullneti i shumicës.

E ftoj zotin Berisha ta pranojë këtë ofertë, pa patur frikë nga hapja e kutive dhe të bëhet pjesë e kësaj përpjekje historike që mbyll kapitullin e zgjedhjeve të konstestuara dhe të deformuara në Shqipëri.

Ne e tregojmë me fakte, e tregon dhe koha, se dimë ta lexojmë Kushtetutën tonë dhe nuk mund të lëshojmë të drejtën themelore kushtetuese që na garanton edhe transparenca e zgjedhjeve, për shkak se zoti Berisha nuk e pranon këtë me argumente të paqena. Këtë të drejtë do ta kërkojmë me të gjitha rrugët demokratike, si e vetmja mënyrë për të zgjidhur krizën politike në Shqipëri, sepse nuk është një krizë juridike proceduriale. Kjo është një krizë e krijuar nga përplasja me vullnetin demokratik dhe kushtetues të opozitës, për të shpëtuar zgjedhjet nga korrupsioni përmes transparencës dhe vullnetit antidemokratik dhe antikushtetues, për të penguar çmontimin e organizmit që kërcënon t’i kthejë zgjedhjet në Shqipëri në një formalitet të paravendosur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›