Wilson, sa njihet ai që na ktheu pavarësinë

Edhe presidenti Amerikan Udrow Wilson është nga ato personazhe që edhe pse ka bërë shumë për Shqipërinë, njihet shumë pak. I lindur 153 vjet më parë ,Tomas Udrow Wilson ishte ai që vuri veton për Pavarëisë e Shqipërisë në konferencën e paqës në Paris , në vitin 1919. Por sa e kanë nderuar shqiptarët këtë aktvendim qe ka dhënë ai për pavarësinë e shtetit tonë ? Kujtojmë se në vitin 1924 me vendim të parlamentit të asaj kohe qyteti i Shëngjinit quhej Wilson, ndërsa sot emrin e tij, përveç një shkolle private e mban edhe ky shesh i Tiranës së re. Por sa e njohin shqiptarët këtë fakt ? E dinë apo jo që ky shesh quhet Wilson , e njohin apo jo për atë që ai ka bërë Shqipërinë, këto janë pyetje normale që mund ti bëjë çdokush. Por, më normale se kaq është që në historinë zyrtare të Shqipërisë duhet që presidenti i 28-të i SHBA-së të zërë po aq vënd sa Bill Klinton për pavarësinë e Kosovës.