E Diel, 1 Nëntor 2026

Parkut të Liqenit i shtohen edhe 450 fidanë të rinj

28/12/2009  Shtimi i sipërfaqes së gjelbër
Rikthehen aksionet për shtimin e sipërfaqes së gjelbër në kryeqytet. Gjatë ditës së djeshme Bashkia e Tiranës nëpërmjet punëtorëve të ndërmarrjes nr.1 të qytetit ka vijuar me mbjelljen e 450 rrënjëve kumbulla në zonën pranë digës së Liqenit, duke shtuar kështu hapësirën e gjelbër në këtë park. Këto aksione do të vijojnë edhe gjatë muajve të parë të vitit të ardhshëm. I pranishëm në mbjelljen e këtyre pemëve ishte dhe kryetari i Bashkisë Edi Rama, i cili e ka konsideruar parkun si mushkërinë e kryeqytetit, si një park të destinuar e të hapur për të gjithë qytetarët, ku nëpërmjet shtimit të sipërfaqes së gjelbër do të mundësohet edhe rikthimi i vlerave të padiskutueshme për kryeqytetin tonë. Tashmë, së bashku me 450 rrënjët që u mbollën gjatë ditës së djeshme, shkon në 5000 numri i pemëve që i janë shtuar Tiranës për këtë vit. “Po kaq ne do të shtojmë edhe vitin e ardhshëm, duke vazhduar në projektin tonë të gjelbërimit të pandalshëm të kryeqytetit dhe të transformimit të kësaj mushkërie të gjelbër në një mushkëri tërësisht të rivitalizuar. Ne synojmë që deri në 2011 Tiranën ta bëjmë modelin e pastërtisë në rang republike”, - ka deklaruar Rama.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›