E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Shtepiaket e Deshperuara" kthehen me 2 dhjetor

Jetet e "Shtepiakeve te Deshperuara", te nje nga lagjeve te pasura amerikane, do te rikthehen ne ekranin e Top Channel, nepermjet ngjarjeve te reja qe do te paraqiten ne sezonin e katert te "Desperate Housewives".

Nga 2 dhjetori, cdo te marte e te merkure, ora 20.50 Mary Alice Young, nepermjet pozicionit te saj, qe jeta e pertejme i mundeson, do te vazhdoje te njohe teleshikuesin me sekretet e familjeve ne dukje perfekte.

Susan Mayer, vertete u martua me dashurine e jetes se saj, por tashme i duhet te perballet me gjithcka sjell jeta e nje familjeje te perzjere. Bashkeshorti, Mike Delfino, i ka vendosur vetes lakun ne fyt me kete martese.

Lynette Scavo, eshte ne lufte per ruajtur ekuilibrin mes shendetit, punes dhe shtepise. Por burri i saj i gjendet gjithnje ne krah.

Bree Van de Camp, perpiqet me cdo kusht te ruaje imazhin e perfeksionit, ndonese gjithcka i shembet nen kembe. I shoqi, Horson e ndihmon per kete.

Gabrielle Solis, ish-modelja e sapomartuar, ka gjithcka enderronte: nje burre te pasur, nje shtepi te madhe dhe gjithcka qe luksi ofron, por jo dashurine.

Eddie Britt, e divorcuara me nje jete sentimentale ndikon pak tek te gjithe, do te mbaje prane saj Carlosin, dashurine e vertete te Gabrieles. Dhe ne fakt, edhe ai eshte ende i dashuruar me te.

Kasti i ketij sezoni, do te vazhdoje te perbehet nga emrat tashme te njohur te serialit, mes te tjeresh Terry Hatcher, Felicity Huffman, Eva Longoria, Marcia Cross, Nicollette Sheridan dhe Brenda Strong.

Seriali "Shtepiake te Deshperuara" konsiderohet si nga me te suksesshmit ne Amerike dhe Europe. Ai eshte fitues i cmimeve "Emmy" dhe "Golden Globe".



Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›