"Imazhi dhe media", festivali i tretë
Festivali i trete ndërkombëtar "Imazhi dhe Media" do të sjellë edhe këtë vit për publikun vlerat më të mira shqiptare deri në ditët e sotme. Aktiviteti i konceptuar si një mbrëmje gala do të ndajë edhe ccmimin e madh të vitit "Imazhi Shqiptar" që vlerëson vlerat intelektuale dhe kombëtare. Artistët që do të marrin pjesë në këtë spektakël do te jenë nga shumë qytete të Shqipërisë, të diasporës dhe të emigracionit. Aktiviteti orgnanizohet nga Minsitria shqiptare e kulturës, Minsitria Kosovare e Kulturës,Agjensia e Trasnsportit Ajror (ANTA) si dhe të Radio TelevizioniT shqiptar.