Barcelona, kampion me meritë

Nga Express më 14 maj 2011 në ora 20:30
Kapiteni i Real Madridit, Iker Casillas uroi Barcelonën për triumfin e saj në La Liga, ndërsa insiston se tensioni i serisë së El Clasicove do të harrohet.
“E uroj Barcelonën për titullin e fituar sepse është një e arritur e vështirë dhe ju duhet të jeni shumë të mirë. I uroj ata në emër të Real Madridit.Jam i lumtur për shokët që i kam atje. Kam marrëdhënie të mira me të gjithë futbollistët e Barcelonës. E kuptoj tensionin pas katër El Clasicove, por të gjitha do të harrohen me kohë”, tha Casillas për mediet spanjolle.