Withers: Imuniteti jo mburojë për korrupsionin

Kufizimi i imunitetit për politikanët dhe gjyqtarët shihet për të disatën herë nga amerikanët si rruga për të luftuar korrupsionin në Shqipëri. Ambasadori amerikane në Tiranë, John Withers gjatë një konference për integritetin ka deklaruar se zyrtarët e lartë nuk mund të mbrohen me një imunitet absolut dhe t'i shpëtojnë kështu ndjekjes penale.
Kufizimi i imunitetit është një premtim i maxhorancës së djathtë i cili mbartet nga njëri mandat në tjetrin pa mundur të realizohet, për shkak të mungesës së konsensusit me opozitën. Vetë prokurorja e përgjithshme Ina Rama një ditë më parë kërkoi heqjen e imunitetit për gjyqtarët të cilët për këtë shkak i shpëtojne hetimit. Nga ana tjetër një prej të akuzuarve të tragjedisë së Gërdecit, ministri aktual i Mjedisit Fatmir Mediu nuk u gjykua për shkak të mbrojtjes së imunitetit.