Ismail Kadare merr çmimin Princi i Asturias për Letërsinë
Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare ka marrë sot pasdite Çmimin e madh spanjoll, Princi i Asturias për Letërsinë (Prince of Asturias Aëard for Letters), një nga çmimet me prestigjoze në botë në një ceremonie solemne të organizuar në Teatrin Campoamor të Oviedo-s (Spanjë).
Në fjalimin e tij shkrimtari Ismail Kadere duke iu referuar periudhës së komunizmit në Shqipëri theksoi se 20 vite më parë në kohën e ngrirë Shqipëria dhe Spanja nuk kishin asnjë bashkëpunim përveç një kalorësi të vetmuar që kaloi kufirin e pakapërcyshëm që quhej Don Kishot. Sipas Kadares vizioni i dy botëve asaj reale dhe artit dhe letërsisë janë shumë të kundërta dhe dallimi kryesor mes tyre është se bota reale acaron dhe shkatërron artin në asnjë rast letërsia dhe arti nuk e sulmon jetën reale.
Fitues i çmimit "Man Booker International Prize" në vitin 2005, çmimi më prestigjoz në botën anglishtfolëse, Kadare, 73 vjeç, kandidat i çmimit Nobel në letërsi, i nderuar më 24 qershor të këtij viti me Çmimin e madh spanjoll.
Gjithsej 31 kandidatura nga 25 vende të botës konkurruan për këtë çmim që fondacioni "Prince of Asturias" ua akordon "atyre personave, institucioneve, puna krijuese ose kërkimore e të cilëve përfaqëson një kontribut të madh në kulturën universale në fushat e letërsisë apo gjuhësisë".