Wikileaks, Berisha: Pasqyrë e shtypit të ditës
TIRANE- Pasqyrë e shtypit të ditës Kështu i ka quajtur kreu i qeverisë, Sali Berisha kabllogramet e publikuara së fundit nga Wikileaks.
Kam gjetur aty një pasqyrë të shtypit të përditshëm shqiptar. Të akuzave dhe ndërakuzave që forcat politike i adresojnë njëra-tjetrës- tha kryeministri Berisha.
Ai këshilloi gazetarët që ti lexojnë sa më shumë, ndërsa theksoi se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shkëlqyera.
SHBA-të mbështesin Shqipërinë dhe shqiptarët, tha ai, dhe jo forca të caktuara politike.
Juliasn Assange, Berisha e quajti një Arsen Lupen të kohërave moderne, ku sipas tij, nëpërmjet një operacioni të paligjshëm ka ndërhyrë në kodet e transmetimit të SHBA-ve.
Komentet, krymenistri Sali Berisha I bëri gjatë një konference të përbashkët me presidentin e Hondurasit, Porfirio Lobo Sosa.