E Shtunë, 31 Tetor 2026

Withers-Ristani, 30 minuta bisedë për punën paszgjedhore të KQZ-së



Ambasadori amerikan në Tiranë, John Withers, zhvilloi dje pasdite një takim me kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani. Takimi ka zgjatur rreth 30 minuta, pas të cilit nuk ka pasur asnjë deklaratë për mediat. Mësohet se tema kryesore e diskutimit ka qenë procesi zgjedhor dhe administrimi paszgjedhor. Ambasadori amerikan, Withers, i interesuar për procesin ankimor të subjekteve të ndryshme politike lidhur me zgjedhjet e 28 qershorit, e ka takuar kreun e KQZ-së, Arben Ristani, vetëm një orë para se institucioni që ai drejton të shqyrtonte kërkesën ankimore të Partisë Socialiste për Fierin, prej ku kjo parti pretendon mandatin e nëntë në këtë qark. Takimi mes z. Withers dhe Ristanit brenda ambienteve të KQZ-së ka zgjatur rreth 30 minuta dhe ka përfunduar pa asnjë deklaratë për mediat. Burimet thonë se ambasadori amerikan është interesuar gjithashtu për ecurinë e procesit paszgjedhor dhe administrimin e mjaft çështjeve që lidhen me këtë proces nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ndërkohë që takimi ka pasur dhe biseda informuese nga ana e KQZ-së mbi gjithë aktivitetin e këtij institucioni para, gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve.

11 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›