Gjonçaj: “KQZ-ja po zvarrit shqyrtimin e 9 kutive të Fierit”
Shtyhet për sot shqyrtimi i kutive të Fierit
Eljona Ballhysa
Edhe gjatë mbledhjes së djeshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka shqyrtuar ankimimin e PS-së për numërimin e 9 kutive të qarkut të Fierit. Shkak për këtë është bërë depozitimi në momentet e fundit e kërkesës së Partisë Demokratike për ankimimin e rezultatit në qarkun e Fierit, veçanërisht të dy KZAZ-ve, të KZAZ-së Nr. 19 dhe asaj me 20. Për shkak se ankimimi i PD-së kishte pothuajse objekt të njëjtë me ankimimin e socialistëve, u kërkua që të dyja kërkesat të shqyrtoheshin bashkë. Nga ana tjetër, socialistët në Komision u shprehën që KQZ-ja të fillonte shqyrtimin e ankimimit të PS-së për numërimin e kutive dhe më pas të bashkonte dy kërkesat që kishin lidhje me tabelat përmbledhëse të dy KZAZ-ve. Por, me shumicë votash, KQZ-ja vendosi bashkimin e kërkesave ankimore të demokratëve dhe socialistëve në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 28 qershorit në qarkun e Fierit. Kështu, KQZ-ja do të vijojë me shqyrtimin e kërkesave të bashkuara. Sipas kreut të KQZ-së, kërkesat kanë kundërshtime të njëjta dhe ligji parashikon bashkimin e ankimimeve. Për shkak se në Kodin Zgjedhor parashikohet se duhet të kalojë një afat prej 24 orësh për shqyrtimin e një ankimimi, u shty shqyrtimi i tyre për mbledhjen e sotme. Përfaqësuesi i PS-së në KQZ, Genci Gjoncaj, u shpreh se KQZ-ja po zvarrit hapjen e kutive të Fierit, kërkesë e vazhdueshme nga Partia Socialiste, e cila pretendon se në këto kuti ajo mund të fitojë mandatin e 9-të të deputetit në këtë qark.
Debati
“Komisioni, në bazë të ligjit, duhet të fillojë të shqyrtojë ankimimin e PS-së pasi ne e kemi dërguar më parë dhe në bazë të Kodit merret në shqyrtim kërkesa e parë për ankimim. Më pas mund të bashkoni ankesat që kanë të njëjtin objekt, apo që lidhen me të njëjtën zonë të administrimit zgjedhor. Në këtë moment mendoj se ndërhyrja është e panevojshme. Nga ana tjetër, arsyet sa i takojnë kohës së shqyrtimit, pra pritjes së afatit, nuk mendoj se janë shkaqe që mund të çojnë në një shtyrje. Çështja është që të fillojmë ta shqyrtojmë dhe të mos e shtyjmë këtë çështje në kohë duke mos e zvarritur më këtë çështje”, - është shprehur gjatë mbledhjes së djeshme Genci Gjonçaj. Ndërsa përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, u shpreh se në bazë të Nenit 132 të Kodit Zgjedhor, KQZ-ja ka të drejtën që të bashkojë çështjet me objekt të njëjtë dhe për të kursyer kohë t’i shqyrtojë ato bashkërisht. “Ne mendojmë t’i bashkojmë të gjitha pretendimet për qarkun e Fierit, sepse gjatë shqyrtimit të mos paragjykojmë ndonjë kërkesë të subjekteve të tjera. Ne kemi një kërkesë pothuajse të njëjtë për dy qendra votimi. Por, kërkesa jonë ka diçka më tepër. PS-ja ankimon për përfshirjen e tabelave të rezultateve, ne kërkojmë rivlerësim dhe rinumërim votash”, - është shprehur Bylykbashi.
Ndërsa nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi, këmbënguli në shqyrtimin e kërkesës së PS-së për numërimin e 9 kutive të Fierit. Sipas saj, KQZ-ja të nisë shqyrtimin e kërkesës së PS-së për 9 kutitë e Fierit dhe më pas të shqyrtohen kërkesat e përbashkëta për dy KZAZ-të, 19 dhe 20. “PS-ja kërkon numërimin e 9 kutive. Dhe kërkesa e dytë është përfshirja në tabelën e rezultateve të 2 qendrave të votimit që janë numëruar dhe nuk janë përfshirë në tabelën e fundit. Ky është ankimim edhe i PD-së. Unë sugjeroj ta fillojmë me kërkesën e PS-së dhe gjatë shqyrtimit e diskutojmë dhe këtë të PD-së”, - është shprehur Subashi.
Pavarësisht kërkesës së PS-së, kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, vendosi bashkimin e dy ankimimeve dhe shqyrtimin e tyre gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit Qendror Zgjedhor.
11 Korrik 2009