Numërohen tre kutitë e Fushë-Kuqes, PD në avantazh me 367 vota

Kanë përfunduar së numëruari tre kutitë e para me votat e zonës se Fushë-Kuqes, në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, ku në avantazh ka qenë Partia Demokratike me 367 vota më shumë se Partia Socialiste. Për një transparencë sa më të plotë, kutitë janë hapur në prani të gjithë anëtarëve dhe të mediave. Kështu në kutinë e parë ka pasur 187 fletë votimi në favor të PD-së dhe 75 fletë votimi për PS-në, ndërsa në kutinë e dytë 336 fletë votimi kanë qenë për PD-në dhe 143 fletë votimi për PS-në. Ndërkohë që kutia e tretë mbante 268 vota, 165 për PD-në dhe 103 për PS-në. Në kutinë e parë të KZAZ-së, të Fushë-Kuqes u evidentuan 3 fletë të pavlershme dhe 334 fletë të papërdorura ndërsa në kutinë e dytë janë evidentuar 635 fletë votimi të papërdorura. Mësohet gjithashtu se kanë arritur në KQZ edhe kutitë e panumëruara të KZAZ-së 20 të qarkut të Fierit dhe pritet një vendim nga ky institucion.