E Shtunë, 31 Tetor 2026

Withers-Topit: SHBA do vazhdojne mbeshtetjen

SHBA do te vazhdojne te mbeshtesin Shqiperine ne proceset e saj integruese. Ka qene kjo garancia qe ambasadori amerikan John Withers i ka dhene presidentit shqiptar Bamir Topi ne nje takim koke me koke te zhvilluar sot.

“SHBA do te vazhdojne me mbeshtetjen e tyre dhe administrata Obama do t’i kushtoje vemendje hapave te Shqiperise drejt demokracise”, eshte shprehur Withers.

Nder te tjera, diplomati amerikan i ka bere te qarte kreut te shtetit rendesine qe zgjedhjet e ardhshme te jene te lira e te ndershme. “Zgjedhjet e lira jane nje hap i domosdoshem per anetaresimin ne NATO”, ka pohuar Withers.

Ndersa Topi nga ana e tij ka shprehur mirenjohjen e Shqiperise per mbeshtetjen e Amerikes, si dhe gatishmerine per thellimin e marredhenieve mes dy vendeve.

“Shqiperia i eshte mirenjohese SHBA per mbeshtetjen. Ajo do te vazhdoje te jete aleat i Amerikes. Dy vendet do te thellojne me tej marredheniet mes tyre”, ka pohuar Topi.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›