E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, tatimet falin gjobat e 2007-ës për bizneset

Me hyrjen në fuqi të ligjit për faljen e detyrimeve doganore dhe tatimore, në bazë të udhëzimeve nga Ministria e Financës, Drejtoria e Tatim-Taksave në Elbasan ka njoftuar subjektet përkatëse se u janë falur miliona lekë gjobë dhe detyrime të papaguara. 

ELBASAN- Tatimet e Elbasanit u falin gjobat mbi 140 subjekteve të biznesit të vogël dhe rreth 120 subjekte të biznesit të madh. Mësohet se gjobat që kapin shifrat deri në 100 milionë lekë janë të mbartura që nga viti 1997. Me hyrjen në fuqi të ligjit për faljen e detyrimeve doganore dhe tatimore, në bazë edhe të udhëzimeve nga Ministria e Financës, këto ditë Drejtoria e Tatim-Taksave në Elbasan ka njoftuar subjektet përkatëse se u janë falur miliona lekë gjobë dhe detyrime të papaguara. Shumat e pashlyera u përkasin bizneseve që ushtrojnë aktivetet në qytetin e Peqinit, Librazhdit, Elbasanit dhe Gramshit. Mësohet se nga ky ligj nuk përfitojnë ata që i kanë shlyer të gjitha detyrimet.

(e.n/News24/Balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›