E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA/ McChrystal pranon: Po, kam kompromentuar misionin

Gjenerali Stanley McChrystal i ka kërkuar falje administratës së presidentit Obama duke pranuar që ka kompromentuar misionin.

Duke pasur edhe letrën e dorëheqjes së tij ai është takuar me sekretarin e Mbrojtjes Robert Gates, shefin e shtabit të përgjithshëm, admiralin Mike Mullen dhe më pas, ai ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë për t'u takuar kokë më kokë me presidentin Obama, nga i cili varet e ardhmja e tij në krye të trupave në Afganistan.

Në artikullin e botuar në "Rolling Stone", McChrystal kritikonte punën e administratës amerikane lidhur me luftën dhe shprehej i zhgënjyer nga presidenti Obama.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›