Gripi i derrave, i dyshuar edhe një fëmijë 4 vjeç
Të gjithë rastet e dyshimta deri tani kanë qenë mbi 16 vjeç, ndërsa mundësia e prekjes edhe një fëmijë të vogël shton alarmin për rritjen e numrit të prekurve, sidomos në shtator
TIRANE-Një fëmijë katër vjeç është midis rasteve të dyshuara se janë infektuar nga gripi i derrave A/H1N1. Të gjithë rastet e dyshimta deri tani kanë qenë mbi 16 vjeç, ndërsa mundësia e prekjes edhe një fëmijë të vogël shton alarmin për rritjen e numrit të prekurve, sidomos në shtator kur edhe do të hapin dyert institucionet arsimore. Ndërkohë dy ditë pas konfirmimit të rasteve të reja me gripin pandemik në vendin tonë në laboratorin e virologjisë në ISHP po analizohen rreth 336 mostra të marra te pacientë nga i gjithë vendi. Këta pacientë kanë paraqitur shenja klinike të gripit të zakonshëm por pas laboratorit të ISHP, konfirmimin përfundimtar nëse këta persona janë të infektuar nga A/H1N1 apo jo do ta japë laboratori i referencës në Bukuresht. Po të njëjtën ditë që mbërritën përgjigjet për katër persona të tjerë të prekur nga Bukureshti, në këtë laborator janë nisur mostrat për dy persona të tjerë të dyshuar, përkatësisht të moshës 20 dhe 28 vjeç, banorë në kryeqytet. Mostrat e këtyre personave u analizuan fillimisht në Tiranë dhe rezultuan se kishin grip të tipit A. Ndërkohë vendi ynë që nga shfaqja e rastit të pare shënon 12 persona të prekur me virusin A/H1N1.
(d.b/BalkanWeb)