E Shtunë, 31 Tetor 2026

Withers nderon viktimat e komunizmit

65 vjet më pas ekzekutimit të 39 intelektualëve në Tiranë nga Partia Komuniste, më 16 nëntor 1944, Ambasadori amerikan John Uithers bën thirrje se shqiptarët duhet të vazhdojnë betejën për "mbrojtjen e fjalës së lirë". Sipas Uithers ne duhet të veprojmë si ata heronj të cilët ishin të gatshëm të jepnin jetën e tyre. Gjatë ceremonisë të organizuar nga Shoqata Mbarëkombëtare e të Persekutuarve, Uitheri u shpreh se një nga arsyet përse ata u ekzekutuan ishte mendimi ndryshe që ata kishin.
Gjatë kësaj ceremonie Uithers u shpreh se ajo çfarë mund të bëjmë ne për këta martirë tashmë është t'u japim vlerat që ata meritojnë dhe t'i kujtojmë sa të mundemi. Ndërkohë drejtuesi i këtij aktiviteti i cili është edhe kryetari i shoqatës të së përndejekurve dhe të burgosurve politik ka rikujtuar edhe njëherë për të gjithë rrjedhën kronologjike të ngjarjeve. Në këtë aktivitet kanë qenë të pranishëm edhe perzonazhe të njohura të politikës shqiptare si Edi Rama e Rajmonda Bulku.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›