E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE: Duhet një marrëveshje operative për klimën

Komisioni Evropian ka deklaruar lidhur me çështjen e klimës se është thelbësore të vazhdohet me negociatat, në mënyrë që në samitin e Kopenhagenit të arrihet një marrëveshje.
Sipas organit vendimmarrës të Brukselit, marrëveshja duhet të jetë ambicioze, globale dhe operative. Deklarata vjen një ditë pas bisedimeve mes SHBA-së dhe Kinës, diskutim që duket se largon hipotezën e arritjes së një marrëveshjeje muajin e ardhshëm në Kopenhagen.
Ndërkohë Brukseli insiston se, pa një marrëveshje ambicioze nuk është e mundur të arrihen objektivat e duhur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›