E Shtunë, 31 Tetor 2026

Withers takim lamtumire me Berishën

Takimi i sotëm është në vazhdën e takimeve që Withers ka zhvilluar ditët e fundit me krerët e shtetit.

Nuk dihet se çfarë është diskutuar gjatë takimit midis kryeministrit dhe ambasadorit, marrëdhëniet midis të cilëve nuk kanë qenë edhe aq të mira, të paktën dy vitet e fundit.

Takimi ka zgjatur përreth 20 minuta në selinë e qeverisë. ëithers pritet të largohet nga Shqipëria gjatë muajit gusht.
Ambasadori i ri amerikan në vendin tonë, do të jetë Alexander Arvizu, diplomat karriere i Shërbimit të Huaj, në rangun e këshilltarit ministror. Por, Arvizu duhet të konfirmohet nga senati për të marrë zyrtarisht detyrën në Shqipëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›