E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori Uithers takim me Topallin dhe dy krerët e grupeve parlamentare

Ambasadori amerikan në Tiranë Xhon Uithers vazhdon përpjekjet për të zgjidhur situatën politike të krijuar në vend me grevën e urisë së 10 deputetëve që kundërshtojnë kodin zgjedhor. Uithers ka takuar sot paradite kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli dhe dy krerët e grupeve të partive të mëdha, Valentina Leskaj e PS-së dhe Astrit Patozin e PD-së. Takimi është zhvilluar në ambjentet e kryesisë së Kuvendit dhe besohet se në qendër të tij ka qenë situata më e fundit politike e krijuar në vend. Vetëm një ditë më parë, diplomati amerikan pati një takim me kreun e mazhorancës Sali Berisha si edhe me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama. Edhe pse dy zyrat e shtypit ishin të limituara në detaje për takimet, besohet se kodi zgjedhor dhe greva ne kuvend kanë qenë pikat e diskutimit. Mbas takimit ambasadori Withers nuk ka bërë asnjë koment për mediat

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›