E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli shpreh ngushëllimet për vdekjen e deputetit Gëzim Dibra

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka shprehur sot ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të deputetit Gëzim Dibra.
“Me dhimbje të madhe dhe hidhërim të thellë mësova për ndarjen e parakohshme nga jeta të deputetit Gëzim Dibra. Deputeti Gëzim Dibra ishte një deputet fisnik, me zemër të madhe dhe integritet të lartë. Si përfaqësues i Shkodrës ai punoi me sens të madh përgjegjësie dhe ndershmërie” thuhet në mesazhin e kryeparlamentares Topalli të publikuar në faqen e Kuvendit.
Gjithashtu Topalli thekson se “në këto momente të vështira për nënën, bashkëshorten, vajzën e vogël 10 vjeçare, familjen dhe miqtë, dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut të dashur. Kuvendi i Shqipërisë ka humbur një deputet që dallonte për korrektësinë dhe angazhimin serioz në detyrën e rëndësishme. Të gjithë ne, kemi humbur kolegun e veçantë dhe mikun e mirë. Lutemi Zotit që shpirti i tij të prehet në paqe!"
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›