E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wollfarth: Duhet dialog politik për të zgjidhur ngërçin e KQZ

TIRANE - Asmbasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth thotë se duhet dialog nga partitë politike për të zgjidhur ngërcin e KQZ.

“KQZ mund të funksionojë me 4 anëtarë, por e mira është që të funksionojë me 7 anëtarë.”- ka thënë Ëollfarth i pyetur nga gazetarët në Sauk ku mori pjesë në trajnimin e policëve kufitare në shkollën e policisë në Sauk.

“KQZ është pika kryesore në axhendën politike. Duhet dialog nga partitë politike për të zgjidhur ngërcin e KQZ. Ndërveprimi i opozitës dhe pozitës është i rëndësishëm për të pasur zgjedhje të lira dhe demokratike"- tha Wollfarth.

(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›