Jo me cmime unike dysheme, por sipas kushteve te mjetit dhe biografise se shofereve
Nuk do te aplikohen me cmime unike dysheme per te gjitha kompanite e sigurimeve. Por ato do perllogariten duke u bazuar ne kushtet personale qe paraqet automjeti, si edhe te dhenat e drejtuesit te tij. Fjala eshte per sigurimin vjetor te makinave, per te cilin, duket se Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare ka rene dakord qe te mos kete me nje pagese fikse rreth tij. Por qe ai te bazohet pikerisht mbi biografine vetjake te aksidenteve qe paraqet secili prej drejtuesve, si edhe kushtet e automjetit. Keshtu, sipas ketij rregulli te ri, i bie qe personat te cilet kane pesuar me shume aksidente, te paguajne me teper. Sikunder, edhe per mjetet te cilat paraqiten me te predispozuara per te krijuar aksident, fale amortizimit apo treguesve jo te kenaqshem te tyre, te paguhet nje tarife me e larte sigurimi vjetor i detyrueshem. Duke synuar ne kete menyre, qe te ulet niveli i aksidenteve rrugore. Nderkaq, kompanive te sigurimit qe operojne ne tregun vendas, do t’ju kerkohet qe te llogarisin secila nje prim rreziku ose nje vlere minimale te nevojshme per perballimin e demeve. Ne kete aspekt, kryetarja e te AMF-se, Enkelejda Shehi, ka pranuar se institucioni i saj o t’i marre parasysh rekomandimet e Autoritetit te Konkurrences. Kujtojme se ky institucion paraqiti verejtje lidhur me aplikimin e nje cmimi te njejte rreziku per te gjitha kompanite.
Sigurim i detyrueshem, per mjeket dhe policet
Shtrirja e sigurimit te detyrueshem per pergjegjesite ndaj paleve te tjera, do te shtrihet edhe tek kategoria e mjekeve.
Madje edhe ne profesione te tjera te ekspozuara ndaj rreziqeve te ngjashme, si per shembull, ne Policine e Shtetit. Nje fakt i tille u pranua dje nga drejtuesja e Autoritetit te Mbikeqyrjes Financiare, sipas te ciles, ne kete menyre merret parasysh edhe kerkesa e Institutit te Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor per shtrirjen e ketij lloji sigurimi.
Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare qe prej shtatorit te vitit 2011 ka filluar projektin mbi liberalizimin e Sigurimit te Detyrueshem Motorik ne Shqiperi. I realizuar edhe ne bashkepunim me Banken Boterore, ai paraqet nje mundesi per te kaluar drejt nje tarifimi me efektiv, ne llogaritjen e primit te sigurimit te detyrueshem motorik, qe eshte ai me baze riskun. Cka do te thote ne terma praktike, se ekspertet e AMF-se dhe ata te BB-se kane rene dakord qe cmimi i siguracionit te detyrueshem te makines, te bazohet pikerisht ne nivelin e rrezikut per aksident qe paraqet si drejtuesi i automjetit, edhe vete ky i fundit.
Si do vertetohen te dhenat e shofereve?
Qe kompanite e sigurimit te mund te llogarisin tarifa sigurimi te lidhura drejtperdrejt me historikun e demeve te drejtuesit te mjetit, te dhenat e nevojshme merren tashme ne kohe reale nga Drejtoria e Pergjithshme e Sherbimit te Transportit Rrugor. Ndersa jane bere permiresime te ndjeshme ne Qendren Kombetare te te Dhenave per Sigurimin e Detyrueshem Motorik, ne drejtim te furnizimit me parametrat e nevojshem per klasifikimin e riskut te mjetit dhe drejtuesit te tij. “Gjithashtu, ne saje te bashkepunimit dhe me Drejtorine e Pergjithshme te Policise, te dhenat e Regjistrit Elektronik Online te shitjeve te sigurimeve te detyrueshme motorike, tashme sherbejne dhe per kontrollin ne kohe reale te vlefshmerise se policave me sistemin e kontrollit online te vendosur ne qendrat operative “eGjoba”, me qellim uljen e numrit te te pasiguruarve”, citojne drejtuesit e AMF-se.