E Diel, 1 Nëntor 2026

Moore: Të shqetësuar për tensionin e lartë politik, duhet përfaqësi e plotë në KQZ

TIRANË- SHBA janë të shqetësuar për nivelin e lartë të tensionit politik në vend. Drejtori për Evropën Qendrore dhe Jugore, Jonathan Moore, gjatë një konferencë për shtyp në Ambasadën Amerikane në Tiranë shpreh shqetësimin për situatën dhe zhvillimet më të fundit në vendin tonë, teksa thekson se fokusi kryesor duhet të jetë krijimi i një klime besueshmërie në mbarëvajtjen e zgjedhjeve me qëllim që populli të ketë besim në rezultatin e këtyre zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit. 

“Do na pëlqente të shohim një përfaqësim të plotë në KQZ”, ka theksuar zyrtari i DASH, pas largimit të anëtarëve të këtij institucioni. Moore ka konfirmuar mbërritjen e një numri të konsiderueshme vëzhguesish për zgjedhjet e 23 qershorit, teksa i ka bërë apel klasës politike që të vërë në vend të parë interesat e vendit. 

Kongresi Amerikan konfirmoi Moore do kete ne dite ne vijim nje seance te posacme per zgjedhjet.

Jonathan Moore ka shprehur shqetësim edhe mbi atë që ai e quajti ‘presion mbi deputetin Kastriot Islami’, si rrjedhojë e votimit të tij në Kuvendin e Shqipërisë. Sipas zyrtarit amerikan, parimet demokratike kërkojnë jo vetëm zgjedhje demokratike por dhe që njerëzit të bëjnë zgjedhjen e tyre të lirë.

Me herët zyrtari amerikan ka takuar dhe kryeministrin Berisha dhe kreun e PBDNJ-së Vangjel Dule.

Vendimi i mazhorancës për të shkarkuar anëtarin e KQZ-së të propozuar nga LSI, ka vënë në lëvizje Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Departamenti Amerikan i Shtetit ka dërguar në Tiranë Drejtorin për Evropën Qendrore dhe Jugore, Jonathan Moore. Zyrtari i lartë i DASH-it dhe ambasadori Arvizu zhvilluan dje një takim në selinë rozë me liderin e opozitës Edi Rama, ministrin e Jashtëm Aldo Bumçi si dhe kreun e LSI, Ilir Meta 

Lajmi vijon... Lidhje te tjera KQZ, SHBA sqarime Ambasadës në Tiranë. Meta-Mooro: Pseudo-mazhoranca shantazh për zgjedhjet

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›