E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori grek: Nuk ka negociata për kufijtë detarë. Epiri i Veriut, çështje e së shkuarës

Share

Ambasadori grek në Tiranë, Nikolaos Pazios, ka folur për Gazetën Shqiptare në lidhje me disa çështje të ndjeshme mes dy vendeve. Në ditën kur u bë e ditur se peshkatarët në Sarandë po gjobiten nga autoritetet greke për shkelje të kufirit, Pazios tha se nuk ka negociata të reja për kufirin detar. Ai deklaroi se pala greke respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri. Pazios shtoi se do ishte megjithatë e dobishme që të gjendej një zgjidhje për këtë çështje. Pazios e quajti një çështje të së shkuarës Epirin e Veriut. Ai tha se po ndjek me shumë vëmendje gjyqin ndaj Naum Dishos, kreun e Omonias të akuzuar për dhunim varresh, por nuk pranoi të komentojë për sa kohë drejtësia po vepron akoma për këtë çështje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›