Berisha: Duam ta shndërrojmë Shqipërinë në një superfuqi rajonale dixhitale
Kryeministri Sali Berisha, duke folur në konferencën për integrimin e teknologjisë në arsim, ka thënë se qeveria e tij synon që të shndërrojë Shqipërinë në një superfuqi dixhitale në rajon.
Këtë vit ne do të bëjmë një hap të madh, internet në çdo klasë. Qëllimi është të ndezim një garë në të gjithë sistemin arsimor në këtë fushë që Shqipëria të shndërrohet në një superfuqi të vogël rajonale dhe të softeve dhe produkteve të kësaj fushe. Zoti ministër, kërkoj të shtrihet lënda e programimit në afatet më të hershme që kërkon në ndonjë vend. Të përcaktojmë një seri stimujsh konkret për të shpërblyer programet dhe softet e nxënësve dhe studentëve, theksoi Berisha, ndërsa shtoi se Shqipëria duhet të kalojë tek ajo që e quajti si iQytetari
Sipas Berishës, Qeveria zgjodhi Shqipërinë dixhitale si një nga dy objektivat më madhore për tu realizuar dhe për ta vendosur edukimin dixhital në hallkën më të rëndësishme të kësaj platforme. Ne vijmë më të vendosur se kurrë për shndërrimin e këtij vendi në një vend dixhital.