Gjuha Shqipe, Berisha: Të vihet në piedestalin që i takon
Tiranë- Në mbrojtje të gjuhës shqipe, për t’i dhënë asaj vendin që i takon, Kështu u shpreh sot kryeministri Berisha në konferencën për Ditën e Albanologjisë.
Mbrojtje të gjuhës shqipe, vend qendror në gjithë programet shkollore dhe mbështetje albanologëve për studime të mëtejshme, në mënyrë që shqipja të vihet në piedestalin që i takon- tha Berisha gjatë fjalës së tij drejtuar studiuesve dhe dashamirësve të gjuhës shqipe.
Ai se përpjekja për ta zhveshur gjuhën shqipe nga tradita e saj e vendosur shekuj më parë, ishte thjesht një përpjekje staliniste.
Gjuha smund të injorojë se për arsye të ndryshme njohu vështirësitë e saj. Ishin të mëdhenj ata burra që me një përballje shkencore u përpoqën ta zhvillonin dhe konsolidonin atë në një hulli natyrale, por përpjekja për ta zhveshur gjuhën nga ajo pjesë e saj që ishte ligjëruar në shekuj, që ishte liturgjia ishte një përpjekje e bazuar në doktrinën staliniste- u shpreh Berisha.
Ndër të tjera kryeministri theksoi se i duhet hapur hapësira gjuhës shqipe, qofte edhe duke shkurtuar programet e doktrinave të tjera.
Asgjë nuk ka më të çmuar një komb se gjuhën, le të shkurtohen programet e doktrinave të tjera dhe ti hapet hapësira e gjuhës, një shqiptar i qytetëruar është ai që flet gjuhën e tij- u shpreh Berisha. Duke nënvizuar se edhe në fakultetin e Gazetarisë shqipja duhet të zërë vendin që i takon.
Sipas Berishës historia ka qënë një tjetër viktimë e stalinizmit, dhe sipas tij ajo duhet të rishkruhet në mënyrë që të dalë e vërteta.
Viktima e parë e një filozofie të tillë është historia. Më fatkeq se ne nuk ka pasur popull. Unë kam qenë aposionant i i historisë, por mund të them se nuk e njoha kurrë historinë e vendit tim se ajo ishte e deformuar. Në Kosovë armiku përball dhe historia shkruhej, sic kur ke përballë pushtuesin. Ju keni shansin e jashtëzakonshëm ta shkruani mbi bazën e të vërtetave, ta interpretoni jashtë ideologjive pushtuese edhe komunizmi ashtu ishte,- tha kryeministri Berisha.
Shkrime të tjera me interes:
- Rrokaj: Futja e paskajores prish standartin e Gjuhës Shqipe Departamenti i Gjuhës në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë organizoi...
- Integrimi europian, Fillon-Berisha: Prioriteti ynë Francë- Integrimi europian është prioriteti dhe objektiva kryesore e Shqipërisë...
- Berisha: Ishte një episod, tashmë ndihem shumë mirë Tiranë- Kryeministri Berisha pas debulesës shëndetësore që kaloi para dy...