Wollfarth Parlament funksional per Gjykaten Administrative

Ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth deklaron se duhet të ketë një parlament funksional për të ngritur Gjykatën Administrative.
"Inkurajoj forcat politike të kthehen në parlament. Gjykata Administrative u shërben edhe investitorëve të huaj", tha Wollfarth.
Deklarata e ambasadorit u dha pas një takimi me dyer të mbyllura me kryetarin e Gjykatës së Korcës, Admir Belishta.