Numërimi i fletëve të gabuara, Ristani:Kolegji vlerësoi KQZ-në

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Arben Ristani deklaroi sot se vendimi i Kolegjit zgjedhor vlerëson si të ligjshëm dhe të drejtë proceduarat e ndjekura nga KQZ-ja për fletët e kontestuara.
"Vendimi konfirmon veprimin e drejtë të KQZ-së për numërimin e votave të rregullta të qytetarëve shqiptar dhe e gjithë procedura është e drejtë dhe e bazuar në ligj ", theksoi Ristani ndërsa shtoi se në vendimin e tij Kolegji ka kërkuar hetim të mëtejshëm të çështjes me kutitë e kontestuara duke hapur kutitë.
Kreu i KQZ-së, ka theksuar se gjatë procedurës së punës ky institucion iu ka kërkuar me forcë partitë politike që të sillnin çdo pretendim, pasi ka pasur gjithë vullnetin për ta bërë këtë punë para se ta urdhëronte Kolegji.
Sipas tij numërimi i fletëve të kontestuara do të nisë sapo të mbërrijë në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve arsyetimi i kolegjit në lidhje me këtë çështje ndërsa shtoi së pasi të hapen të gjitha kutitë do të merren fletët e gabuara për t`i tabuluar.
“KQZ-ja e ka çertifikuar rezultatin për kryetarin e bashkisë së Tiranës dhe ky është i mbyllur, por ajo që kërkohet është procesi i ankimimit dhe nëse në fund mund të ketë një ndryshim apo jo kjo nuk është në interesin e Komisionit Qëndor të Zgjehdjeve” theksoi Ristani ndërsa shtoi se procesi I numërimit të fletëve të kontestuara do të zhvillohet i hapur.