Mazhoranca rrëzon sërish kandidaturat e presidentit për Gjykatën Kushtetuese dhe të Lartë
Komisioni i Ligjeve, në të cilin kanë qenë të pranishëm vetëm anëtarët e mazhorancës, vazhdon sagën me rrëzimin e kandidaturave të paraqitura nga ana e presidentit Topi për Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë.
Gjatë mbledhjes së sotme, Komisioni ka rrëzuar disa nga kandidaturat e paraqitura nga presidenti Topi, me argumentin se ata nuk plotësojnë kriteret. Komisioni i ka kërkuar presidentit që të rishikojë kandidatët e propozuar.
Një prej kandidatëve të rrëzuar për Gjykatën e Lartë është gjyqtarja Manjola Bejleri, e cila pak kohë më parë ka qenë një kundërshtare e fortë e disa nismave antiligjore të ish-ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj. Kjo duket se i ka kushtuar, pasi është konsideruar nga mazhoranca si e papërshtatshme për Gjykatën e Lartë.
Ndërkohë, Komisioni ka miratuar për në Gjykatën e Lartë Shkëlzen Selimin dhe Edmond Islamin. Për Gjykatën Kushtetuese, Komisioni ka pranuar vetëm kandidatin Fatmir Hoxha, ndërsa tre propozimet e tjera, Edlira Jorgaqi, Artan Hoxha dhe Ardian Leka u rrëzuan.