Wollfarth: Procesi i numërimit me integritet të plotë

Procesi i vlerësimit të votave të hedhura në kutinë e gabuar duhet të zhvilllohet në integritet të plotë. Ky është mesazhi që ka dhënë ambasadori i OSBE-së Eugen Wolfarth pas një takimi që zhvilloi sot me kryetarin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Arben Ristani.
Në një prononcim të shkurtër për mediat Wolfarth tha se ndërsa po vëshgon nga afër procesin e numërimit të fletëve të kontestuara kërkoi integritet të plotë këtij procesi.
Wollfarth mbërriti në ambjentet e Komisionit Qëndor të Zgjedhjeve në kohën kur ishte ndezur debati mes palëve për 4 kutitë e dëmtuara.