KQZ, Moore dhe Arvizu takojnë Ramën. PS: Të kthejmë besimin qytetar
Tiranë- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar për shkarkimin e anëtarit të KQZ-së të propozuar nga LSI. Jonathan Moore, zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit Amerikan dhe ambasadori Arvizu zhvilluan një takim me dyer të mbyllura në selinë e partisë socialiste me liderin e opozitës Edi Rama.
Ambasadori Arvizu, lidhur me votimin në Kuvend për shkarkimin e anëtarit të KQZ-së tha se kjo gjë nuk e ka rritur besimin tek procesi elektoral.
Ndërkohë në një prononcim të shkurtër për gazetarët kryesocialisti Edi Rama u shpreh se do të bëhet çështë e mundur që të mos ketë cënim të zgjedhjeve ndërsa u shpreh se respekton dorëheqjen e nënkryetarit të KQZ-së Denar Biba.
Ishte një shkëmbim opinionesh i frytshëm në lidhje me gjendjen paraelektorale dhe me zhvillimet në rajon. Në lidhje me rrëmbimin e KQZ-së dhe praktikisht rrënimit të këtij institucioni, theksuam domosdoshmërinë e rivendosjes së besueshmërisë së humbur të këtij institucioni që është kryesor në mbarëvajtjen e zgjedhjeve,- tha Rama.
Në lidhje me pyetjen e gazetarëve nëse largimi i Bibës erdhi për shkak të Koalicionit PS-LSI, ai u shpreh se nuk ndodhi për këtë arsye, ndërsa udeklaroi se KQZ-ja nuk duhet të jetë institucion politik.
Është e pavërtetë, unë ushqej respekt të plotë për Denar Bibën, i cili nuk vjen nga radhët e PS-së. Nuk është propozuar për të qenë një ushtar partie dhe me aktin e tij ka afirmuar integritetin moral dhe integral me cënimin e KQZ-së dhe anëtrëve të LQZ-së,- vijoi ai.
Në adresën elektronike të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka mbërritur një e-mail i Departamentit Amerikan të Shtetit, ku kërkoheshin sqarime të hollësishme mbi situatën politike në vendin tonë.
Sekretari politik i ambasadës, Xhei Porter gjatë një takimi me studentë tha se interesi i Departamentit të Shtetit, që drejtohet nga John Kerry, për çështje me ndjeshmëri të lartë, është i madh për ngjarje me rëndësi. Porter theksoi se në interesin e SHBA dhe të vetë shqiptarëve mbetet organizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.