Mish kali në ushqime, Greqia e dyta në Evropë. Nisin hetimet intensive
Greqi- Ndërkohë që po pritet raporti për skandalin e mishit të kalit, përfundime tronditëse kanë dalë lidhur me Greqinë, pasi është vendi i dytë në Evropë për sasinë e mishit të kalit të tregtuar si mish viçi.
Nga analizat tre muojre është konstatuar se mes 11 shteteve, sasia më e madhe e këtij lloj mishi ka qenë në Francë, ndërsa pas saj renditet Greqia. Në shtetin francez nga 353 monstra të marra, 47 rezultuan pozitive, ndërsa në Greqi nga 288 monstra mishi, 36 treguan praninë e mishit të kalit.
Futja e mishit të kalit në Greqi është konfirmuar edhe nga vetë Ministria e Buqësisë, pasi në raportin e saj thuhet se brenda dy viteve në vend janë futur 111 ton mish kali. Sasia më e madhe është marrë nga Spanja, Rumania dhe Bullgaria.
Mediat sot shkruajnë se janë ndërmarrë hetime intesive ndaj kompanive që merrem me importin e mishit dhe do të ndëshkohen të gjithë përgjegjësit, pasi në etiketa ata kanë shkruar se mishi ishte prej viçi.
Autoritetet kanë nisur bashkëpunimin me policinë, ndërsa hetime intesive po zhvillohen edhe në produktet e mishit, si sallam, qofte etj. BE-ja tha se ky cilësohet mashtrim i konsumatorit, por nuk cënon sigurinë ushqimore.