E Shtunë, 31 Tetor 2026

Neser ne Tirane konferenca dyditore Fqinjet e Shqiperise

Me mbështetjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, organizohet konferenca “Fqinjët e Shqipërisë”. Për herë të parë në kryeqytetin shqiptar do të mblidhen personalitete të larta shqiptare nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Greqia, për të diskutuar mbi rritjet dhe konsolidimin e bashkëpunimit mes tyre.
Konferenca do të hapet nga kryebashkiaku Lulzim Basha e më pas si i ftuar i veçantë, do të përshëndesë fillimin e punimeve të saj kryeministri Sali Berisha.
Konsolidimi i demokracisë dhe integrimi në strukturat euroatlantike të këtyre vende, zhvillimi ekonomik, infrastruktura, komunikimi, Teknologjia, arsimi dhe kultura janë pjesë e diskutimeve në këtë konference që nis të hënë dhe do të zgjasë për dy ditë.
Në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, konferenca “Fqinjët e Shqipërisë" tregon dhe një herë se shqiptarët jane një faktor i rëndësishëm në rajon që nuk janë kursyer asnjëherë për të garantuar paqe dhe siguri në Ballkanin jo pak herë të trazuar.
Forcimi i bashkëpunimit rajonal, rritjen e transparencës, promovimi i shoqërisë civile dhe inkurajimi i te rinjve të rajonit për të marre pjese aktivisht në zhvillimin dinamik të rajonit do të jetë gjithashtu fokusi i konferencës. Konferenca e Tiranës e para e ketij lloji do të shërbejë për të eksploruar dinamikën e ardhshme të bashkëpunimit ndërkufitar dhe rajonal mes shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi,Greqi
Kjo konference, eshte organizuar nga Programi i Universitetit Columbia në ndërtimin e paqes dhe të Drejtat në Institutin për Studimin e të Drejtat e Njeriut dhe Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington DC, dhe në bashkëpunim me institutin e studimeve Bashkëkohore në Tiranë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›