E Diel, 1 Nëntor 2026

Wollfarth: Të përfundojë sa më shpejt reforma zgjedhore

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth i ka bërë sërish apel klasës politike që të përfundojë sa më parë reformën zgjedhore.
Duke folur pas tryezës për pjesëmarrjen e grave në politikë, Wollfarth theksoi se dy nga çështjet kyçe që duhet të trajtohen janë kompozimi i KQZ dhe mënyrën se si do trajtohen ankesat pas zgjedhjeve.
 

"Përfundimi i reformës është për mua detyrë prioritare për Shqipërinë. Deri tani është bërë një punë e mirë, e rëndësishme, e zgjeruar dhe intelektuale nga dy bashkëkryetarët dhe spektri politik. Një punë në bashkëpunim dhe dialog me OSBE/ ODIHR që kanë kontribuar në amendamentet e Kodit. Është e rëndësishme për besueshmërinë e sistemit zgjedhor që të ndërmerren hapat e fundit për të përfunduar këtë reformë.Dy çështje që duhet të trajtohen është kompozimi i KQZ dhe mënyra si do trajtohen ankesat pas përfundimit të zgjedhjeve. Është shumë e rëndësishme që të merren dhe hapat e fundit për mbylljen me sukses të kodit dhe kësaj reforme” shtoi ai.

Sipas ambasadorit, pas zgjedhjes së presidentit, politikanët e kanë mendjen e lirë dhe duhet të angazhohen seriozisht në përmbushjen e reformave, atë zgjedhore, parlamentare, reformën në gjyqësor dhe çështjen e imunitetit të zyrtarëve. 

I pyetur nga mediat për një datë të fundit kur duhet të përfundojë reforma zgjedhore, amabsadori Ëollfarth iu përgjigj: “Vetë liderët e partive e kuptojnë se sa vendimtare janë javët e fundit dhe i ftoj të punojnë për përmbushje të suksesshme të reformës”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›